Në vijim të seksioneve informuese të mbajtura deri tani në Vlorë dhe Zadrimë (Shkodër), ekspertët e Insititutit të Politikave të Qëndrueshme ishin sot në qytetin e Lushnjës në takimin e rradhës me fermerët e zonës. Qëllimi i këtyre sekoneve është prezantimi fermerëve të rajonit me impaktin që do të ketë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian në sektorin e bujqësisë biologjike, standardet e BE për bujqësinë biologjike dhe rregullat e prodhimit organik. Nëpërmjet diskutimit të hapur me pjesëmarrësit në seksion, dolën edhe problematikat e tyre në lidhje me sfidat e procesit të kalimit të produkteve të tyre nga bujqësia konvencionale në atë organike, sipas standardeve të parashikuara nga legjislacioni BE.

Këto seksione informuese, vijnë në kuadër të Projektit “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”, dhe bëhet i mundur nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania CFCU Albania dhe zbatohet nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në partneritet me Institutin për promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik.