Në ambjentet e Universitetit ‘Luigj Girakuqi’ Shkodër, u organizua t

rgjegjësimit, fushatë që ka për qëllim krijimin një hapësire informimi mbi legjislacionin dhe procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”. Projekti mbështetet nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania CFCU Albania dhe zbatohet nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në partneritet me Institutin per promovimin e zhvillimit social dhe ekonomi

Në takim, ku morrën pjesë studentë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile u mbajt një prezantim me synim krijimin e një perceptimi më të drejtë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe të japë një kontribut real për rolin që mund të luajnë fermerët e bujqësisë organike gjatë këtij procesi. Mbas prezantimit, u mbajt një diskutim i hapur mbi çështjet e prezantuara dhe rolin që fermerët shqiptar, por jo vetëm mund të luajnë gjatë negociatave me BE.