U mbajt sot në QTTB Vlorë seksioni i parë informues rajonal mbi proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe në veçanti ndikimin që do të ketë ky integrim në sektorin e bujqësisë biologjike. Në këtë seksion, fermerë të zonës u njohën me koncepte bazë rreth funksionimit ligjor dhe institucional të Bashkimit Evropian dhe etapat e proçesit të zhvillimit të negociatave. U diskutua mbi institucionet përgjegjëse rregullatore të BE dhe ndikimin e tyre mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve biologjike në Shqipëri.
Ky është seksioni i parë nga 2 seksione informuese që pritet të mbahen në Vlorë në kuadër të Projektit, “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”. Ky projekt financohet nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania, CFCU Albania dhe zbatohet nga zbatohet nga Instituti per promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik në partneritet me Institutin e Politikave të Qëndrueshme.

Projekti synon të kontribuojë për të rritur dialogun politik dhe ndërgjegjësuar duke përfshirë të gjithë aktorët kryesorë, si fermerët, shoqatat jo fitimprurëse, organizmat qeveritare, të cilët veprojnë në sektorin e bujqësisë organike, dhe vjen si një mbështetje për fermerët, duke rritur dhe përmirësuar nivelin e informacionit dhe duke rritur kapacitetet e tyre në kuptimin e BE-së dhe mekanizmave të saj.