Sot në Marikaj, u mblodhëm me fermerët e zonës për të diskutuar mbi Standardet e Bashkimit Evropian për bujqësinë biologjike dhe rregullat e prodhimit organik. Fokus të vecantë pati ndikimi që do të ketë integrimi I Shqipërise ne Bashkimin Evropian në sektorin e bujqësisë biologjike. Gjatë këtij seksioni informues, fermerët e zonës u njohën me qasjen ndaj Bujqësisë Organike sipas BE, me rregullat e prodhimit organik, çertifikimin, dhe politikat mbështetëse për bujqësinë organike në BE. Gjithashtu, të pranishmit u njohën me koncepte bazë rreth funksionimit ligjor dhe institucional të Bashkimit Evropian dhe etapat e proçesit të zhvillimit të negociatave. U diskutua mbi institucionet përgjegjëse rregullatore të BE dhe ndikimin e tyre mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve biologjike në Shqipëri. Këto seksione informuese vijnë në kuadër të projektit “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”, i mbeshtetur nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania CFCU Albania dhe zbatohet nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në partneritet me Institutin per promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik.