Përmbyllëm seksionet e informimit me takimin e fermerëve në Durrës në kuadër të projektit “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”, i mbështetur nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania CFCU Albania dhe zbatohet nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në partneritet me Institutin per promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik.
Pjesëmarrja e lartë dhe interesimi për problematikat e lidhura me bujqësinë biologjike në këtë rajon lidhet me përqendrimin e lartë të fermave të bujqësisë biologjike në Durrës. Standartet e Bashkimit Europian, politikat mbështetëse të BE, kuadri ligjor dhe institucional ishin pjesë e informimit, por gjithashtu diskutuam mbi sfidat dhe mbështetjen që do jepet gjatë vitit 2020 për bujqësinë biologjike