Sot zhvilluam një seancë trajnimi me
tanë në kuadër të projektit “Sjellim bashkinë më pranë qytetarëve” zbatuar nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në bashkëpunim me Bashkia Kamez. Ky projekt është pjesë e skemës së granteve të projektit “Accelerated Civic Development and Cooperation project in Albania” zbatuar nga ANTTARCdhe financuar nga USAID/Albania. Në takimin virtual, lehtësuesit u njohën me metodologjinë e projektit si dhe mjetin e vetë-vlerësimit të qeverisjes lokale. Gjithashtu u thelluam me diskutime për fushat më me interes ku pritet dhe përfshirja e qytetarëve.
Nëpërmjet këtij projekti, dhe me ndihmën e lehtësuesve, ne synojmë të mobilizojmë komunitetin që të marrë pjesë aktive në vendimarrje, dhe të veprojë duke kontribuar për të adresuar çështje të ndryshme për përmirësimin e qeverisjes lokale në Bashkinë e Kamzës në mënyrë që të rrisë nivelin e transparences dhe llogaridhënies për qeverisjen lokale.


