Kemi konceptuar dhe krijuar një broshurë me informacion të përgjithshëm për prodhimin organik në kontekstin ligjor dhe të politikave të Bashkimit Evropian për Bujqësinë Biologjike. Broshura vjen në kuadër të projektit “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian”, i financuar nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania dhe CFCU Albania
