Thirrje e Hapur! Për dorëzimin e propozimeve për bizneset (start-up) e reja dhe ekzistuese!
Bashkia Fushë-Arrëz në partneritet me partnere Institute for Sustainable Policies-ISPOJF në Shqipëri, Prijestonica Cetinje / Old Royal Capital ProAct HUB (Podgorica) në Malin e Zi, po zbatojnë projektin ndërkufitar ‘No Borders for Work! – Pa kufij pë punë!’, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg-IPA CBC Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020.
Qëllimi
Qëllimi i Thirrjes për Propozime është të mbështesë sipërmarrësit potencialë në zonën e Fushë-Arrëzit dhe Malësisë së Madhe për të filluar bizneset e tyre përmes trajnimit dhe mbështetjes financiare.
Informacion rreth thirrjes
Thirrja përfshin një proces përzgjedhjeje me dy hapa: a) parapërzgjedhja e 10 kandidatëve dhe b) përzgjedhja përfundimtare e një maksimumi prej 5 kandidatësh, që do të shpërblehen me një maksimum prej 5,000 EUR për t’i investuar në bizneset e tyre të reja.
Përparësi do t’u jepet bizneseve start-up që përfshijnë grupe vulnerable, aktivitete që punësojnë grupe vulnerable, iniciativa biznesi që promovojnë lëvizshmërinë e punës përtej kufirit, krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, zhvillimin e planit të marketingut, strategjinë e rrjetëzimit, krijimin e strukturave operative dhe aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve për grupet vulnerable (gra, të rinj, persona të papunë për një kohë të gjatë, persona me aftësi të kufizuara).
Kriteret kyçe të vlerësimit
Kriteret kyçe të vlerësimit do të bazohen në inovacionin dhe qëndrueshmërinë e propozimeve të biznesit të dorëzuara, idealisht që i përkasin një ose më shumë prej sektorëve të ndërhyrjes së mëposhtme:
Mbrojtja e Mjedisit
Menaxhimi i Mbetjeve
Bujqësia dhe Zhvillimi Rural (Ekonomia e Gjelbër)
Turizmi
Teknologjia
Inovacioni
Idetë e propozuara duhet të zhvillohen në Bashkitë Fushë Arrëz dhe/ose Malësi e Madhe.
Procesi i Aplikimit
Për me shume informacion gjeni dokumentat bashkëlidhur.
Projekti “No Borders for Work!” pjesë e Programit IPA Cross Border 2014-2020, i cili po zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga aktorë të sektorit shtetëror lokal dhe shoqëri civile nga Mal i Zi dhe Shqipëri, respektivisht Bashkia Cetinje (MNE), Bashkia Fushë Arrëz, Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe ProAct Hub (Podgoricë), të financuar nga Bashkimi Evropian.