Standardet e Bashkimit Evropian për bujqësinë biologjike dhe rregullat e prodhimit organik janë disa nga cështjet e diskutuara dhe ngritura sot në Zadrimë (Shkodër), gjatë seksionit informues rajonal mbi proçesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe në veçanti ndikimin që do të ketë ky integrim në sektorin e bujqësisë biologjike. Fermerë të zonës u njohën me qasjen ndaj Bujqësisë Organike sipas BE, u njohën me rregullat e prodhimit organik, certifikimin, dhe politikat mbështetëse për bujqësinë organike në BE. Në diskutim të hapur me fermeret, u ngritën edhe problematikat e tyre në lidhjen me pritshmëritë dhe sfidat e hasura gjatë procesit kalimit të produkteve të tyre nga bujqësia konvencionale në atë organike, sipas standardeve të parashikuara nga legjislacioni BE. Keto seksione vijnë në kuadër të Projektit, “Përmirësimi i njohurive të fermerëve të bujqësisë organike në lidhje me procesin e Integrimit Evropian”, I financuar nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga European Union in Albania CFCU Albania dhe zbatohet nga Instituti i Politikave të Qëndrueshme në partneritet me Institutin per promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik.